Bota e sportit në zi/ Futbollisti 25-vjeçar humb jetën gjatë ndeshjes
Drama pllakos futbollin portugez. Quevin Castro, një lojtar portugez që aktivizohet në Divizionin e Dytë të futbollit në vendin iberik me skuadrën e Real Sc, ndërroi jetë në moshën 25 vjeçare mëngjesin e kësaj të shtune gjatë një ndeshje miqësore me Estrela da Amadora në Estadio das Seixas të Malveira. Lajmi tronditës u bë publik nga e përditshmja sportive portugeze ‘A Bola’ sipas së cilës episodi ndodhi në 10 minutat e para të ndeshjes kur mesfushori në mënyrë të papritur u shemb në tokë. Stafi mjekësor i të dyja skuadrave ndërhynë menjëherë për të ndihmuar futbollistin duke përdorur edhe defribilatorin, por tentativat për rianimimin e 25 vjeçarit rezultuan të kota. Castro u deklarua i vdekur në spital ku u dërgua nga mjekët e urgjencë ndërsa...
Burimi:
ntv.al