Bota e mendimit në zi, ndahet nga jeta në moshën 104-vjeçare filozofi Edgar Morin
Sociologu dhe filozofi francez Edgar Morin, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit bashkëkohor, ka ndërruar në moshën 104-vjeçare. Autor i një prej veprave më të pasura në sociologji, filozofi dhe antropologji, Morin la pas një trashëgimi intelektuale që ndikoi breza të tërë studiuesish në mbarë botën. Ai njihej për teorinë e tij të “kompleksitetit”, me të cilën sfidoi ndarjet tradicionale mes disiplinave dhe mbrojti një qasje multidisiplinare ndaj dijes. I lindur në Paris më 8 korrik 1921 me emrin Edgar Nahoum, ai mori pseudonimin Morin gjatë angazhimit në Rezistencën franceze kundër pushtimit nazist. I rritur në një familje hebreje të sekularizuar, fillimisht iu afrua ideve marksiste dhe më pas u bë pjesë e Partisë Komuniste Franceze. Megjithatë, mendimi i tij kritik e largoi...
Burimi:
top-channel.tv