Bombardimet ruse në Ukrainë, gjashtë të vrarë dhe 50 të plagosur
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës, sipas autoriteteve lokale. Në qytetin e Kharkivit, në verilindje të vendit, shtatë bomba të telekomanduara goditën tre lagje, duke vrarë një 15-vjeçar dhe duke plagosur 32 persona. Kryebashkiaku Igor Terekhov tha se sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonat e banuara. Në rajonin e Odesës, në jug të Ukrainës, një raketë balistike goditi një biznes, duke shkaktuar zjarr. Sipas guvernatorit Oleh Kiper, dy persona humbën jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë, në rajonin e Khersonit, një dron goditi një minibus, duke vrarë një 18-vjeçare që, sipas autoriteteve, po shkonte në universitet për t’u regjistruar, si dhe një...
Burimi:
vizionplus.tv