Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

Ish-këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, ka deklaruar se Irani “po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit”, duke kërcënuar të drejtën ndërkombëtare detare dhe duke paraqitur një rrezik serioz për shtetet arabe të Gjirit. “Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore ndërkombëtare, e cila duhet të jetë e hapur për kalimin e pafajshëm të të gjitha anijeve tregtare. Ajo që po përpiqen të bëjnë [iranianët] është të vendosin hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit. Kjo shkel një parim themelor të lirisë së deteve për SHBA-në. Dhe për shtetet arabe të Gjirit, unë mendoj se do të ishte krejtësisht e papranueshme që fati i tyre të vihet në duart e Teheranit”, u shpreh Bolton për Al Jazeera-n.