Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump, ka arritur marrëveshje për t’u deklaruar fajtor për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të ndjeshme të sigurisë kombëtare. Në kuadër të marrëveshjes me prokurorinë, ai ka pranuar një akuzë penale dhe është dakorduar të paguajë një gjobë prej më shumë se 2 milionë dollarësh. John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit Donald Trump, i cili më vonë u shndërrua në një kritik dhe kundërshtar të tij, ka arritur marrëveshje për t’u deklaruar fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara, sipas tri burimeve të njohura me çështjen. Sipas njërit prej burimeve, Bolton synon të pranojë fajësinë për një akuzë penale që lidhet me mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të ndjeshme që përmbajnë informacione të...
Burimi:
opinion.al