Bllokohet lëvizja në kufirin Mali i Zi-Kroaci, banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët që janë në pritje, mes tyre edhe shqiptarë

Bllokohet lëvizja në kufirin Mali i Zi-Kroaci, banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët që janë në pritje, mes tyre edhe shqiptarë

Kolonat e gjata në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë vazhdojnë të shkaktojnë vështirësi për mijëra udhëtarë, mes tyre edhe shumë shqiptarë që po udhëtojnë drejt vendeve të Evropës Perëndimore pas pushimeve verore. Në pikën kufitare Karasoviçi–Debeli Brijeg janë krijuar kolona që kalojnë 20 kilometra, ndërsa sipas mediave kroate pritjet zgjasin deri në 10 orë, me raportime jozyrtare që flasin edhe për raste kur udhëtarët kanë pritur deri në 28 orë. Situata është bërë aq e rëndë, sa banorët e zonës së Konavles kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’u mundësuar udhëtarëve përdorimin e tualeteve dhe pushimin, ndërsa autoritetet lokale kanë vendosur edhe cisterna me ujë të pijshëm për personat që qëndrojnë prej orësh të bllokuar në trafik, shkruajnë mediat. Për situatën...