Bllokada ndaj Iranit vijon pa afat, SHBA paralajmëron goditje ndaj sektorit energjetik në rast përshkallëzimi

Bllokada ndaj Iranit vijon pa afat, SHBA paralajmëron goditje ndaj sektorit energjetik në rast përshkallëzimi

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se bllokada ushtarake e porteve të Iranit do të vijojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke paralajmëruar se SHBA mbetet e gatshme të godasë objektet energjetike të Teheranit nëse situata përshkallëzohet. Duke folur në një konferencë për shtyp në Pentagon, Hegseth mbajti një ton të ashpër, teksa theksoi se ushtria amerikane po monitoron nga afër çdo lëvizje të Iranit gjatë pauzës së brishtë të luftimeve, e cila pritet të zgjasë deri në fillim të javës së ardhshme. Ai u shpreh se SHBA ka rritur kapacitetet ushtarake dhe inteligjencën në rajon, duke shtuar se fokusi mbetet te infrastruktura kritike me përdorim të dyfishtë dhe sektori energjetik i Iranit. Bllokada u njoftua më herët nga presidenti Donald...