Bllokada e Hormuzit ndryshon rrugët tregtare, mallrat kalojnë nga deti në korridoret tokësore
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po riformëson ndjeshëm rrugët ndërkombëtare të tregtisë, ndërsa trafiku i anijeve me kontejnerë po devijohet drejt transportit tokësor për të arritur destinacionet e tyre. Mbyllja e ngushticës ka detyruar kompanitë e transportit detar të kërkojnë korridore alternative tokësore për furnizimin me ushqime dhe mallra të ndryshme, pasi anijet nuk mund të aksesojnë më portet e vendeve të Gjirit përmes detit, sipas burimeve të sektorit të logjistikës dhe transportit detar. Sipas AFP, porti saudit i Xhedahut në Detin e Kuq po shndërrohet në një qendër të re rajonale të tranzitit, ku mbërrijnë anije të kompanive të mëdha si MSC, CMA CGM, Maersk dhe Cosco përmes Kanalit të Suezit. Nga aty, ngarkesat transportohen me kamionë përgjatë autostradave shkretinore drejt destinacioneve si Sharjah,...
Burimi:
javanews.al