Bler sulmon Starmer, ish-kryeministri britanik: Qeveria laburiste po luan me zjarrin

Bler sulmon Starmer, ish-kryeministri britanik: Qeveria laburiste po luan me zjarrin

Ish-kryeministri më i suksesshëm britanik nga Partia Laburiste, Tony Blair, ka kritikuar qeverinë e kryeministrit, duke thënë se kjo administratë e drejtuar nga Keir Starmer po luan me zjarrin dhe ka nevojë për një rikurdisje nga e para. Partia dhe qeveria laburiste duhet të jenë më radikale, shkruan në një ese të botuar gjerësisht nga mediat britanike të së mërkurës Tony Blair. Nga Londër njofton korrespondenti i Top Channel, Arben Manaj. Ndërhyrja e ish-kryeministrit Tony Blair, i cili ka fituar tre palë zgjedhje njëra pas tjetrës, duke kritikuar qeverisjen e kryeministrit Keir Starmer gjatë 700 ditëve të qeverisjes, pas fitores spektakolare ndaj konservatorëve të djathtë, si dhe koha e kësaj kritike, mbeten shumë interesante. Partia Laburiste në pushtet dhe qeveria e saj po luajnë me...