“Bjeri pragut, të dëgjojë dera”/ Putin refuzoi ofertën e Zelensky-t, analistët: Letra e hapur e presidentit ukrainas ishte për “puç shteti”

“Bjeri pragut, të dëgjojë dera”/ Putin refuzoi ofertën e Zelensky-t, analistët: Letra e hapur e presidentit ukrainas ishte për “puç shteti”

Vladimir Putin e refuzoi ofertën e Volodymyr Zelenskyy për një takim ballë për ballë, teksa u shpreh i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat e saj në luftë, përfshirë marrjen e plotë të rajonit të Donbas. Gjatë forumit ekonomik në Shën Petërburg, Putin e cilësoi letrën e hapur të presidentit ukrainas si të pahijshme dhe tha se nuk shihte arsye për një takim në këtë moment. “Nuk shoh ndonjë arsye për një takim të tillë. Për çfarë bëhet fjalë saktësisht në këtë letër? A është një mënyrë për të krijuar kushtet për një takim ballë për ballë? Apo në të vërtetë synon të garantojë që një takim i tillë të mos ndodhë fare? Unë mendoj se është e dyta”, u shpreh Putin. Zelenskyy kishte propozuar një...