Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

Ish-kryeministri i Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, është përfshirë në një nga skandalet më të mëdha politike dhe financiare të viteve të fundit në vend, pas hetimeve për korrupsion, trafik influence dhe pastrim parash me lidhje të dyshuara me Venezuelën dhe kompani kineze. Sipas mediave spanjolle dhe italiane, autoritetet kanë sekuestruar në zyrën e tij mbi 100 objekte luksi, mes tyre bizhuteri të shtrenjta me rubinë, smeralde dhe diamante, si edhe ora koleksioni të markave prestigjioze Omega dhe Longines. Vlera totale e sendeve të sekuestruara llogaritet mes 2 dhe 3 milionë eurove. Hetimi lidhet me çështjen “Plus Ultra”, që ka të bëjë me shpëtimin financiar të kompanisë ajrore Plus Ultra Líneas Aéreas gjatë pandemisë COVID-19. Prokurorët dyshojnë se një pjesë e fondeve publike janë përdorur...