Binjake, por me baballarë të ndryshëm! Historia e rrallë që ka habitur Britaninë

Binjake, por me baballarë të ndryshëm! Historia e rrallë që ka habitur Britaninë

Lavinia dhe Michelle kanë ndarë gjithmonë gjithçka: të njëjtën ditëlindje, të njëjtin bark, të njëjtën jetë të vështirë që nga fëmijëria. Por në moshën 45-vjeçare, një test ADN-je rrëzoi gjithçka që mendonin se dinin për veten. Rezultatet zbuluan diçka që nuk ishte dokumentuar më parë në Britani: ato janë binjake të lindura nga e njëjta nënë, por me baballarë të ndryshëm. Ky fenomen, jashtëzakonisht i rrallë, ndodh kur grua lëshon më shumë se një vezë gjatë të njëjtit cikël dhe fekondohet nga dy partnerë të ndryshëm. Në botë janë regjistruar më pak se 20 raste të tilla. Për dy motrat, zbulimi ishte tronditës. Michelle kishte dyshime prej kohësh për identitetin e babait të tyre, ndërsa Lavinia kishte besuar gjithmonë versionin e nënës. E vërteta doli...