Biletat e avionit me luhatje të forta në BE, Belgjika kryeson rritjen e çmimeve
Çmimi mesatar i shërbimeve të transportit ajror në vendet e Bashkimit Evropian ka pësuar luhatje të shumta që nga janari i vitit 2025 deri në qershor 2026. Sipas Eurostat, në prill 2025 u shënua rritja më e lartë vjetore e çmimeve të transportit ajror, me +13.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Pas kësaj, çmimet vijuan të luhateshin, duke shënuar rritje më të moderuara gjatë muajve të verës. Viti 2026 nisi me një rënie të çmimeve krahasuar me vitin 2025, por u pasua nga rritje në muajt shkurt dhe mars. Në prill pati sërish një rënie prej 4.7%. Në maj, çmimet e biletave u rritën me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sakaq, në qershor trendi pozitiv vazhdoi me një rritje...
Burimi:
javanews.al