Bileta falas për në Ferr/ Teherani kërcënon: Për çdo arkivol iranian, do vrasim një ushtar amerikan

Bileta falas për në Ferr/ Teherani kërcënon: Për çdo arkivol iranian, do vrasim një ushtar amerikan

Irani ka lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se për çdo qytetar iranian të vrarë do të vritet një ushtar amerikan. Deklarata u bë nga Abdollah Abdollahi, komandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, dhe u publikua nga agjencia iraniane Tasnim. “Në përgjigje të martirizimit të çdo qytetari të Republikës Islamike të Iranit, një ushtar amerikan do të dërgohet në ferr“, deklaroi Abdollahi. Gjenerali iranian shtoi gjithashtu: “Kemi përgatitur për ju bileta falas dhe direkte për në ferr.” Deklaratat vijnë në një kohë të tensioneve të larta mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa retorika mes palëve është ashpërsuar pas zhvillimeve të fundit në rajon.