Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,883 të vdekur që nga 2 marsi

Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,883 të vdekur që nga 2 marsi

Numri i viktimave nga sulmet e Izraelit në Liban është rritur ndjeshëm që nga përshkallëzimi i konfliktit më 2 mars, sipas autoriteteve libaneze. Njësia për Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë në qeverinë e Libanit ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar të paktën 2,883 të vrarë dhe 8,787 të plagosur. Sipas të dhënave zyrtare, situata humanitare në vend mbetet e rëndë, me një numër të madh të personave të zhvendosur brenda territorit libanez. “Numri total i personave të strehuar në qendra emergjente ka arritur në 127,721, ndërsa numri i familjeve të zhvendosura në këto qendra është 33,125,” thuhet në njoftim.