Bilanci i ri: 21 persona u vranë në sulmin e mbrëmshëm rus në Kiev

Bilanci i ri: 21 persona u vranë në sulmin e mbrëmshëm rus në Kiev

Shërbimi ukrainas i shpëtimit njoftoi sot në rrjetet sociale se 21 persona u vranë në sulmin rus në Kiev gjatë natës së kaluar. Shërbimi shtoi se 85 persona u plagosën, përfshirë dy fëmijë. Në bilancin e mëparshëm, kishte 17 të vdekur dhe 90 të plagosur. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, tha më herët sot se nesër do të jetë ditë zie.  “Është sulmi më masiv ndaj Kievit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022”, njoftoi Klitschko në rrjetet sociale. Shërbimet e shpëtimit ukrainase thanë se kërkimi për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara vazhdon.