Bien rezervat e naftës në SHBA, BE thërret ambasadorët

Bien rezervat e naftës në SHBA, BE thërret ambasadorët

Më 15 prill, në tregjet globale të energjisë u raportuan disa zhvillime të rëndësishme. Një nga më të rëndësishmet ishte rënia e papritur e rezervave të naftës në SHBA, ndërsa Bashkimi Europian po përgatitet për skenarë të mundshëm krize energjetike. Në të njëjtën kohë, Italia ka marrë lajme më pozitive lidhur me furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG). Corriere della Sera shkruan se kompania italiane e energjisë Edison po zëvendëson LNG-në e munguar nga Katari me furnizime të blera në tregun afatshkurtër dhe një ngarkesë pritet më 16 prill në terminalin e rigazifikimit pranë Rovigos. Bien me 910 mijë fuçi rezervat amerikane Nga pikëpamja e çmimeve, nafta më 15 prill nuk pati lëvizje të forta, me kuotimet që luhateshin mes 90 dhe 93 dollarë për fuçi...