Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos
Hetimi i njohur si “Qatargate” është përqendruar te dyshimet se disa vende të huaja kanë tentuar të ndikojnë në vendimmarrjen e Parlamentit Europian përmes pagesave dhe dhuratave ndaj ish-deputetëve dhe atyre aktualë europianë. Drejtësia belge ka lëshuar pasditen e djeshme, 22 qershor, një urdhër arresti për ish-komisionerin europian Dimitris Avramopoulos, në kuadër të hetimit për këtë skandal korrupsioni. Hetuesit dyshojnë se Katari dhe Maroku kanë kërkuar të ndikojnë në proceset politike të PE-së përmes pagesave dhe favoreve për persona me ndikim. Të dyja vendet i kanë mohuar akuzat. Autoritetet belge po kërkojnë heqjen e imunitetit të Avramopoulos, në mënyrë që ai të mund të merret në pyetje gjatë hetimit. Avramopoulos ka qenë komisioner europian për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë nga viti 2014 deri në vitin...
Burimi:
javanews.al