BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

BE zhbllokon negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, hapet grupkapitulli i parë i anëtarësimit

Bashkimi Europian ka hedhur një hap të rëndësishëm në procesin e zgjerimit, pasi 27 shtetet anëtare ranë dakord të zhbllokojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Marrëveshja u arrit mbrëmjen e së premtes në Bruksel, ku ambasadorët e vendeve anëtare miratuan pozicionin e përbashkët që i hap rrugën fazës së radhës të negociatave. Zhvillimi vjen vetëm pak ditë pasi Hungaria hoqi veton që kishte mbajtur për afro dy vite ndaj procesit të anëtarësimit të Ukrainës. Hapi formal do të ndërmerret më 15 qershor në Luksemburg, ku Bashkimi Europian do të zhvillojë konferenca ndërqeveritare të veçanta me Ukrainën dhe Moldavinë. Grupkapitulli i parë që do të hapet quhet “Themeloret” dhe konsiderohet baza e gjithë procesit të anëtarësimit. Ai përfshin fusha kyçe si sundimi i ligjit,...