BE ulet në tryezë me talebanët, një regjim që nuk e njeh zyrtarisht! Reagime të forta…
Për herë të parë që nga sulmet e 11 shtatorit 2001, Komisioni Europian ka pritur në Bruksel një delegacion të talebanëve për të diskutuar kthimin e emigrantëve afganë që ndodhen ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian. Takimi u zhvillua në nivel teknik dhe, sipas Komisionit Europian, nuk përbën njohje zyrtare të regjimit taleban. Bisedimet u fokusuan te procedurat për riatdhesimin e personave që kanë kryer krime të rënda ose konsiderohen kërcënim për sigurinë, përfshirë identifikimin e tyre, pajisjen me dokumente udhëtimi dhe organizimin e kthimit në Afganistan. Në takim morën pjesë përfaqësues të 15 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa delegacioni afgan përbëhej nga pesë zyrtarë talebanë. Talebanët e cilësuan vizitën historike, duke theksuar se ishte hera e parë që një delegacion i tyre zhvillonte bisedime...
Burimi:
javanews.al