BE shtrëngon rregullat për emigrantët, Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin nis zbatimin më 12 qershor
Pakti i ri Evropian për Migracionin dhe Azilin do të hyjë gradualisht në fuqi më 12 qershor, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si Bashkimi Evropian do të menaxhojë mbërritjet e migrantëve dhe refugjatëve. Korniza e re synon të forcojë kontrollin në kufijtë e jashtëm të BE-së, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe të krijojë një sistem më të koordinuar mes shteteve anëtare. Dy shtyllat kryesore të paktit janë kontrolli i detyrueshëm i të gjithë personave që hyjnë në mënyrë të parregullt në territorin e Bashkimit Evropian dhe shqyrtimi më i shpejtë i kërkesave për azil përmes procedurave kufitare me afate të përcaktuara qartë. Qeveria greke e konsideron paktin si një përgjigje më të fortë dhe më funksionale ndaj sfidave të migracionit. Ministri...
Burimi:
top-channel.tv