BE po përgatitet për negociata me Rusinë? Në Bruksel rikthehet diskutimi për një të dërguar special

BE po përgatitet për negociata me Rusinë? Në Bruksel rikthehet diskutimi për një të dërguar special

Deklaratat e fundit të presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, kanë rikthyer në qendër të debatit mundësinë që Bashkimi Evropian të përgatitet për negociata të ardhshme me Rusinë. Costa tha se BE-ja po përgatitet për një dialog të mundshëm me Moskën, duke saktësuar më pas se kjo mund të ndodhë “në momentin e duhur”, një formulim që u interpretua si përpjekje për të mos e bërë të afërt këtë skenar. Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi presidenti rus Vladimir Putin, i cili përmendi ish-kancelarin gjerman Gerhard Schröder si një nga figurat që do të preferonte si negociator me Evropën. Putin tha se Evropa duhet të zgjedhë një lider “të besueshëm” dhe që nuk ka mbajtur qëndrime “negative” ndaj Rusisë. Një profil i tillë duket se përjashton...