BE nën drejtimin e Irlandës: çfarë ndryshon për 27 vendet anëtare?
Irlanda, e vendosur në skajin e Oqeanit Atlantik por njëkohësisht thellësisht europiane, ka marrë nga 1 korriku Presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Europian. Kjo është hera e tetë që vendi e ushtron këtë rol që prej anëtarësimit në BE në vitin 1973. Kryeministri irlandez Micheál Martin deklaroi gjatë ceremonisë së hapjes në Dublin se Irlanda i detyron shumë zhvillimit të saj anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas tij, transformimi i vendit në një ekonomi moderne dhe të hapur lidhet ngushtë me integrimin evropian. Ai kujtoi se në momentin e anëtarësimit në vitin 1972, të ardhurat mesatare në Irlandë ishin nën dy të tretat e mesatares së BE-së. Po ashtu, në atë periudhë ekzistonte ende një ligj që ndalonte gratë të punonin në sektorin publik...
Burimi:
javanews.al