BE miratoi sanksione ndaj kolonëve izraelitë për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, reagon Izraeli
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian arritën të hënën (11 maj) një marrëveshje për vendosjen e sanksioneve ndaj kolonëve izraelitë që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor. “Ishte koha të kalonim nga ngërçi drejt një rezultati”, deklaroi në një postim në platformën X shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Ekstremizmi dhe dhuna kanë pasoja”, shtoi ajo. Paketa e sanksioneve përfshin tre kolonë izraelitë dhe katër organizata kolonësh, si edhe 12 zyrtarë të Hamasit. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, reagoi duke deklaruar se BE-ja “zgjodhi në mënyrë arbitrare dhe politike të vendosë sanksione ndaj qytetarëve dhe entiteteve izraelite për shkak të bindjeve të tyre politike dhe pa asnjë bazë”. “Po aq skandaloz është edhe krahasimi i papranueshëm që Bashkimi Evropian...
Burimi:
vizionplus.tv