BE kritikon SHBA për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse, Brukseli: Moska po përfiton nga lufta
Bashkimi Europian ka kritikuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për të zgjatur përjashtimin nga sanksionet ndaj shitjeve të naftës ruse, duke paralajmëruar se kjo lëvizje mund të forcojë financiarisht Moskën në një moment tensionesh globale. Komisioneri europian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, deklaroi se sipas BE-së nuk është momenti për të zbutur presionin ndaj Rusisë, duke shtuar se Moska po përfiton nga rritja e çmimeve të energjisë pas konfliktit me Iranin. Deklaratat erdhën pasi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, njoftoi zgjatjen me 30 ditë të përjashtimit për naftën ruse që ndodhet tashmë në transport detar. Sipas Uashingtonit, masa synon të stabilizojë tregun global të naftës dhe të shmangë tronditje të mëtejshme në furnizimet energjetike, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë shtuar...
Burimi:
top-channel.tv