BE-ja shpreh mbështetjen për Spanjën pas krizës në Ceuta, premton forcim të kufijve të jashtëm të Europës
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur Spanjën dhe për të mbrojtur me çdo mjet kufijtë e jashtëm të BE-së pas ngjarjeve të fundit në enklavën spanjolle të Ceutës. Pas një videokonference jozyrtare të Këshillit të BE-së, ku morën pjesë ministrat e 27 vendeve anëtare dhe Komisioneri Europian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, u bë e ditur se Madridi ka dhënë garanci se pothuajse të gjithë emigrantët që hynë në enklavë javën e kaluar janë kthyer në Marok. Sipas autoriteteve europiane, nuk është raportuar asnjë lëvizje e mëtejshme drejt Spanjës apo zonës Shengen. “Situata është nën kontroll. Askush nuk ka hyrë në Spanjën kontinentale dhe zona Shengen nuk është prekur. Të gjithë ministrat ranë dakord se flukset...
Burimi:
vizionplus.tv