BE-ja dërgon avionë për shuarjen e zjarreve në Francë dhe Spanjë

BE-ja dërgon avionë për shuarjen e zjarreve në Francë dhe Spanjë

Spanja dhe Franca, ku zjarret masive pyjore kanë zhvendosur më shumë se 300.000 njerëz, kanë marrë avionë dhe helikopterë për shuarjen e zjarreve nga vende të tjera evropiane, për të ndihmuar në luftën kundër flakëve. Deri të hënën, pesë avionë dhe dy helikopterë nga Republika Çeke, Kroacia, Portugalia, Sllovakia dhe Suedia u dërguan në Francë, bëri të ditur Komisioni Evropian. Gjithashtu priten dy helikopterë nga Gjermania dhe dy avionë nga Turqia. Spanja deri tani ka marrë gjashtë avionë nga Greqia, Italia dhe Turqia, përveç tri ekipeve tokësore nga Portugalia, të përbëra nga 134 zjarrfikës dhe 41 automjete. Mbështetja u organizua dhe u financua përmes mekanizmit të reagimit ndaj krizave të bllokut, Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. “Askush vend nuk duhet të përballet kurrë i...