BE i “hap” derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë
Bashkimi Europian pritet të nisë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, proces ky që ishte shtyrë për më shumë se dy vjet, por që tani u bë i mundur pasi qeveria e re e Hungarisë i dha fund bllokadës që kishte penguar hapjen e kapitullit të parë të negociatave. Sipas presidencës aktuale të Këshillit të BE-së, shtetet anëtare kanë arritur tashmë një marrëveshje të përbashkët për fazën e parë të procesit, pasi janë përmbyllur përgatitjet e nevojshme. Negociatat, të cilat në nivel formal kishin nisur që në qershor 2024, ishin vonuar për shkak të vetos së Hungarisë. Pengesa u hoq pasi ndryshimeve politike në Budapest dhe marrëveshjes së re mes kryeministrit hungarez dhe Ukrainës për forcimin e të drejtave të pakicës hungareze në...
Burimi:
opinion.al