Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë në pub, pronari mbylli daljen e emergjencës nga frika se klientët do largoheshin pa paguar

Bangkok, 30 persona u dogjën të gjallë në pub, pronari mbylli daljen e emergjencës nga frika se klientët do largoheshin pa paguar

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një pub në Bangkok është rritur në 30, pasi tre persona të tjerë humbën jetën nga plagët e rënda, njoftuan autoritetet tajlandeze. Sipas hetimeve paraprake, zjarri shpërtheu si pasojë e një qarku të shkurtër në një kondicioner të vendosur në çatinë e ndërtesës. Policia po heton nëse neglizhenca dhe shkeljet e rregullave të sigurisë kanë ndikuar në përmasat e tragjedisë. Deri tani janë identifikuar 27 viktima, ndërsa tre të tjera mbeten të paidentifikuara. Shumica e tyre besohet se ishin shtetas tajlandezë. Nga të plagosurit, 24 ndodhen në gjendje kritike, 15 kanë lëndime të rënda, ndërsa 36 persona me plagë më të lehta janë kthyer në shtëpi. Shefi i Policisë Kombëtare tha se pista kryesore e hetimit është neglizhenca....