Axios: SHBA-ja dhe Irani bien dakord të zgjasin armëpushimin me 60 ditë, pritet miratimi i Trump
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje mbi një memorandum mirëkuptimi për të zgjatur armëpushimin me 60 ditë dhe për të filluar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, raporton Axios. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen e propozuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa negociatat mes dy vendeve duket se kanë hyrë në një fazë vendimtare mes tensioneve të forta në Lindjen e Mesme. Sipas një zyrtari të lartë amerikan të cituar nga gazetari i Axios, Barak Ravid, Trump u ka bërë të ditur ndërmjetësve se dëshiron edhe disa ditë kohë për të shqyrtuar detajet e marrëveshjes para se të marrë një vendim përfundimtar. “Presidenti u përcolli ndërmjetësve se dëshiron disa ditë për të menduar...
Burimi:
top-channel.tv