Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron ukrainas mbi Estoni
Një avion luftarak i NATO-s ka rrëzuar një dron ukrainas ditën e sotme mbi Estoninë jugore. Ky ishte incidenti i radhës i regjistruar muajt e fundit, ku dronët ukrainas të drejtuar kundër Rusisë kanë kaluar ose kanë rënë në territorin e NATO-s. Zyrtarët perëndimorë më herët fajësuan atë që e quajtën bllokimin elektronik të dronëve nga Rusia. Ukraina kërkoi falje për incidentin e paqëllimshëm, pa specifikuar se çfarë kishte ndodhur. “Duke pasur parasysh trajektoren e dronit, ne vendosëm që duhet ta rrëzojmë”, tha Ministri Estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, duke shtuar se me shumë mundësi ishte destinuar të godiste disa objektiva ruse. Droni u rrëzua nga një F-16 rumun i dislokuar në NATO. Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha në një deklaratë se vendi i tij...
Burimi:
vizionplus.tv