Avionët francezë të NATO godasin dronin mbi territorin e Letonisë, qytetarët urdhërohen të strehohen

Avionët francezë të NATO godasin dronin mbi territorin e Letonisë, qytetarët urdhërohen të strehohen

Alarm në hapësirën ajrore të Letonisë pranë kufirit me Rusinë. Avionët luftarakë francezë të NATO-s u ngritën menjëherë në fluturim dhe rrëzuan një dron, ndërsa autoritetet urdhëruan qytetarët të strehoheshin. Një dron është rrëzuar mbi territorin e Letonisë nga avionë luftarakë francezë të vendosur në misionin e policimit ajror të NATO-s në shtetet baltike. Alarmi u dha mëngjesin e së hënës, kur ushtria letoneze njoftoi për një kërcënim të mundshëm në hapësirën ajrore mbi disa rajone në lindje të vendit, pranë kufirit me Rusinë. Autoritetet dërguan mesazhe emergjence në telefonat celularë të banorëve dhe ngritën nivelin e gatishmërisë. Rreth një orë më vonë, Forcat e Armatosura të Letonisë konfirmuan se droni ishte neutralizuar. Për reagimin u aktivizuan avionët francezë të NATO-s, të cilët operojnë nga...