Autostrada, borxhe dhe vonesa: Gjurmët e Shandong-ut kinez në Ballkan

Autostrada, borxhe dhe vonesa: Gjurmët e Shandong-ut kinez në Ballkan

Kompanitë e grupit kinez Shandong (Shandong High Speed) kanë realizuar afro 200 milionë euro të ardhura në Serbi, duke u renditur ndër partnerët kryesorë të Qeverisë së këtij vendi në projektet ndërtimore. Kjo del nga raportet e tyre financiare për vitin 2025, të analizuara nga Radio Evropa e Lirë, në kohën kur autoritetet serbe vazhdojnë t’i besojnë këtij grupi edhe kontrata të reja. Në fillim të majit, në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e një autostrade të re, që lidh pjesën qendrore me lindjen e këtij vendi. Rruga prej 90 kilometrash do të kushtojë rreth 1.3 miliard euro, ndërsa Shandong-u është përzgjedhur si partner përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë, pa procedura tenderimi. Ky zhvillim është vazhdimësi e një...