Autoritetet amerikane në alarm, rriten kërcënimet online për Presidentin Donald Trump

Autoritetet amerikane në alarm, rriten kërcënimet online për Presidentin Donald Trump

Tre atentate të raportuara ndaj Donald Trump në më pak se dy vite dhe dhjetëra kërcënime të tjera të parandaluara nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara kanë ngritur alarmin për përshkallëzimin e klimës së urrejtjes dhe dhunës politike në SHBA. Sipas raportimeve, incidente të lidhura me sigurinë e ish-presidentit amerikan janë regjistruar në zona si Butler, Palm Beach dhe gjatë aktiviteteve të lidhura me darkën e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Autoritetet amerikane po monitorojnë me kujdes edhe aktivitetin në rrjetet sociale, ku sipas mediave është vënë re një trend shqetësues i postimeve që mbështesin apo nxisin dhunë ndaj Trump. Shërbimi Sekret thuhet se analizon vazhdimisht çdo deklaratë apo koment që mund të interpretohet si kërcënim ndaj Presidentit. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se polarizimi...