Autobusi i shkollës përplaset me trenin, 4 viktima mes tyre dy fëmijë
Një aksident tragjik është regjistruar në Belgjikë, ku një autobus shkolle u përplas me një tren pasagjerësh në Buggenhout, në provincën flamande të Flandrës Lindore. Si pasojë e përplasjes humbën jetën katër persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 12 dhe 15 vjeç. Sipas autoriteteve belge, viktimat janë shoferi 49-vjeçar i autobusit, një shoqëruese 27-vjeçare dhe dy adoleshentët. Ndërkohë, pesë fëmijë të tjerë u transportuan në spital dhe mësohet se gjendja e tyre është e stabilizuar. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së martës, më 26 maj, rreth orës 08:10, në kryqëzimin e Stationsstraat dhe Vierhuizen. Sipas hetimeve paraprake, minibusi po vinte nga Kerkhofstraat dhe, gjatë kthimit majtas drejt Vierhuizen, doli mbi shinat e trenit edhe pse kalimi hekurudhor ishte i mbyllur. Në ato momente, autobusi u...
Burimi:
ntv.al