Australia “zhduk” kancerin e qafës së mitrës: Asnjë rast i ri për femrat nën 25 vjeç

Australia “zhduk” kancerin e qafës së mitrës: Asnjë rast i ri për femrat nën 25 vjeç

Australia është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga vendet e para në botë që eliminon kancerin e qafës së mitrës si problem i shëndetit publik. Sipas ekspertëve, objektivi mund të arrihet deri në vitin 2035, madje edhe më herët. Strategjia bazohet në dy shtylla kryesore: vaksinimin kundër virusit HPV dhe programet e avancuara të kontrollit. Që nga viti 2007, vendi ka zbatuar një program kombëtar vaksinimi, i cili më vonë është zgjeruar edhe për djemtë, duke synuar reduktimin e përhapjes së virusit që shkakton shumicën e rasteve të këtij kanceri. Ndërkohë, Australia ka përmirësuar edhe metodat e diagnostikimit, duke kaluar nga testi tradicional Pap në testimin më të ndjeshëm për HPV, që kryhet çdo pesë vjet. Gjithashtu, është ofruar mundësia që gratë...