Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Sipas New York Times, pamja ishte e pazakontë edhe për standardet e Trump. Presidenti ishte ulur pranë kafazit së bashku me bashkëshorten e tij, Melania Trump, ndërsa luftëtarët ndesheshin vetëm pak metra larg tyre. Rreth tyre ndodheshin pesë fëmijët e Trump dhe pothuajse të gjithë nipërit e mbesat e familjes. Mijëra persona morën pjesë në eventin e organizuar në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Arena ishte ngritur nën një strukturë gjigante çeliku të quajtur “The Claw”, ndërsa ndërtesa e Shtëpisë së Bardhë shërbente si sfond i spektaklit. Artikulli përshkruan se një pjesë e mirë e kompleksit presidencial ishte vënë në funksion të organizimit të mbrëmjes. Luftëtarët u filmuan duke kaluar nëpër ambiente të ndryshme të rezidencës presidenciale dhe duke u përgatitur për ndeshjet në ndërtesat...
Burimi:
opinion.al