Arrihet marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës. Firmoset të premten në Zvicër
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje diplomatike që pritet të hyjë në fuqi të premten, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm pas muajsh tensionesh dhe përplasjesh në rajonin e Lindjes së Mesme. Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja do të heqë bllokadën detare ndaj porteve iraniane, ndërsa Irani do të rihapë Ngushticën e Hormuzit pas nënshkrimit të marrëveshjes. Megjithatë, teksti i plotë i dokumentit ende nuk është bërë publik. Në një intervistë për The New York Times të dielën, Trump tha se marrëveshja garanton që Ngushtica e Hormuzit do të mbetet “përgjithmonë pa pagesë” për lundrimin ndërkombëtar. Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse Irani nuk arrin një marrëveshje përfundimtare për programin e tij bërthamor, SHBA-ja mund të rikthejë veprimet ushtarake...
Burimi:
javanews.al