Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s, akuzohet për spiunazh

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s, akuzohet për spiunazh

Një shtetase kanadeze me origjinë kineze, e cila ishte duke kryer një stazh në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), është arrestuar në Belgjikë nën dyshimet për spiunazh, kanë bërë të ditur autoritetet belge. Sipas Zyrës së Prokurorit Federal të Belgjikës, ndaj të dyshuarës është lëshuar urdhër arresti më 24 korrik 2026, pasi dyshohet se ka spiunuar në emër të një shteti të tretë dhe ka marrë pjesë në një organizatë kriminale. Autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e saj dhe as shtetin për të cilin dyshohet se ka vepruar. Hetimi nisi pas sinjalizimeve të ngritura nga zyrtarët e SHAPE, selisë ushtarake strategjike të NATO-s pranë qytetit Mons. Në kuadër të operacionit, inteligjenca ushtarake belge dhe policia federale kontrolluan banesën dhe vendin e...