Armenia konfirmon kursin pro perëndimit, fiton partia e Pashinyanit
Partia e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, ka fituar zgjedhjet vendimtare, të cilat konsiderohen si thelbësore për të vendosur nëse vendi do të vazhdojë t’i afrohet Perëndimit. Partia e Kontratës Civile, e Pashinyanit, siguroi 49.8% të votave, ndërsa Aleanca e Fortë e Armenisë doli e dyta me 23.2%. Aleanca e Armenisë doli e treta me 9.9%. Partia konservatore Armenia e Begatë, e udhëhequr nga biznesmeni Gagik Tsarukyan, u rendit e katërta me 4% të votave. Ajo, ashtu si Aleanca e Fortë e Armenisë – e udhëhequr nga miliarderi ruso-armen Samvel Karapetyan, dhe Aleanca e Armenisë – e udhëhequr nga ish-presidenti Robert Kocharyan, është pro-ruse. Votat e së dielës ishin zgjedhjet e para të përgjithshme që kur Armenia, një vend i vogël i Kaukazit Jugor me tre...
Burimi:
top-channel.tv