Arabia Saudite bllokon transfertat drejt Emirateve

Arabia Saudite bllokon transfertat drejt Emirateve

Arabia Saudite dyshohet se ka bllokuar ose vonuar transfertat bankare drejt llogarive në Emiratet e Bashkuara Arabe, një zhvillim që po ngre shqetësime se tensionet politike mes dy vendeve të Gjirit po reflektohen tashmë edhe në marrëdhëniet ekonomike. Sipas një raportimi të Financial Times, që nga muaji maj, një numër pagesash të dërguara nga bankat saudite drejt llogarive të kompanive dhe individëve në Dubai janë kthyer mbrapsht ose janë mbajtur pezull, shpesh pa asnjë shpjegim zyrtar. Një drejtues i një kompanie perëndimore të kujdesit shëndetësor me bazë në Dubai deklaroi për gazetën britanike se bankat saudite kanë refuzuar disa pagesa nga një klient afatgjatë saudit, duke krijuar vështirësi në aktivitetin e biznesit. Megjithatë, Banka Qendrore e Arabisë Saudite ka mohuar zërat për kufizime të qëllimshme, duke...