Sulme masive ruse me raketa godasin Kievin, Ukraina: Të paktën 5 të vrarë dhe 23 të plagosur
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një vale sulmesh masive me raketa ruse gjatë natës në Kiev dhe në zonat përreth, sipas autoriteteve ukrainase. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave raportoi se sulmet goditën ndërtesa banimi dhe magazina, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet për kërkimin e personave që mund të jenë bllokuar nën rrënoja. Një person është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se një spital për fëmijë është dëmtuar gjithashtu nga sulmet. Godina ka pësuar dëmtime në dritare, ndërsa disa automjete pranë saj janë përfshirë nga flakët. Sulmet kanë prekur edhe një qendër industriale në distriktin Solomyanskyi, në...
Burimi:
vizionplus.tv