Trump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit, Teherani sfidon presionin e ri të SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar një ofensivë të re ekonomike ndaj Iranit, duke e përshkruar atë si një nga fushatat më të ashpra të presionit ekonomik të ndërmarra ndonjëherë ndaj një vendi. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump tha se Uashingtoni do të vendosë presion dhe izolim ekonomik të paprecedentë ndaj Teheranit. Ai e cilësoi nismën si një “luftë ekonomike” dhe paralajmëroi pasoja të rënda për vendet dhe subjektet që do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ekonomike për Iranin. Në shënjestër të paralajmërimeve amerikane janë veçanërisht institucionet financiare, bizneset, aeroportet dhe strukturat shtetërore të vendeve të treta që mund të ndihmojnë Iranin të anashkalojë sanksionet. Trump kërkoi gjithashtu goditjen e aktiviteteve që lidhen me...
Burimi:
vizionplus.tv