Anulohen bisedimet SHBA-Iran, JD Vance nuk udhëton në Zvicër
Negociatat e planifikuara në Zvicër midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, janë shtyrë për një kohë të pacaktuar. Qeveria zvicerane e njoftoi këtë disa orë pasi udhëtimi i zëvendëspresidentit të SHBA-së J.D. Vance në vendin alpin u anulua. “Bisedimet e planifikuara midis Shteteve të Bashkuara, Iranit, Katarit dhe Pakistanit janë shtyrë. Zvicra mbetet e gatshme për të lehtësuar këto bisedime. Puna përgatitore përkatëse po vazhdon”, njoftoi Ministria e Jashtme në një mesazh për AFP-në, pa specifikuar një datë të re për bisedimet. Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ishin planifikuar për sot (e premte 19 qershor) në Bürgenstock, pranë Lucernës. Departamenti Federal Zviceran i Punëve të Jashtme njoftoi shtyrjen. “Zvicra mbetet...
Burimi:
opinion.al