Anija gjigante kozmike e Elon Musk realizon testin kritik, SpaceX lëshon me sukses Starship V3
SpaceX ka realizuar me sukses lëshimin e anijes së saj më të madhe dhe më të fuqishme, Starship, nga baza e saj në Texas, vetëm dy ditë pasi themeluesi i kompanisë, Elon Musk, njoftoi se SpaceX do të bëhej kompani publike. Misioni shënoi debutimin e gjeneratës së tretë të anijes kozmike, të quajtur Starship V3, e cila u lëshua nga një platformë e re pranë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës. Nisja erdhi pas shtyrjes së përpjekjes së mëparshme, kur probleme teknike në minutat e fundit detyruan kompaninë të anulonte fluturimin vetëm pak sekonda para përfundimit të numërimit mbrapsht. Ky ishte testi i 12-të i programit Starship dhe i pari që prej muajit tetor, pasi versioni i mëparshëm V2 ishte përballur me probleme teknike dhe disa...
Burimi:
javanews.al