Angela Merkel kritikon ashpër BE-në: Nuk po e shfrytëzon potencialin në luftën Rusi-Ukrainë

Angela Merkel kritikon ashpër BE-në: Nuk po e shfrytëzon potencialin në luftën Rusi-Ukrainë

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk po shfrytëzon sa duhet potencialin e tij diplomatik në raport me Rusi dhe luftën në Ukrainë. Duke folur në konferencën digjitale Re:Publica në Berlin për transmetuesin publik gjerman ËDR, Merkel theksoi se mbështetja ushtarake për Ukrainën është “absolutisht e drejtë”, por shtoi se diplomacia duhet të mbetet pjesë e rëndësishme e strategjisë evropiane. “Diplomacia ka qenë gjithmonë ana tjetër e medaljes, edhe gjatë Luftës së Ftohtë”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se kombinimi i frenimit ushtarak me aktivitetin diplomatik është thelbësor. Merkel kritikoi gjithashtu mungesën e një angazhimi më të madh evropian në kontaktet me Moskën, duke thënë se është “e pamjaftueshme” që vetëm Donald Trump të mbajë komunikim me Rusinë. “Edhe ne, si evropianë,...