Analiza: Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën
foto ilustruese KOSOVË- Kosova po hyn në një cikël zgjedhjesh të përsëritura, duke ngritur paralelizma me përvojën bullgare të bllokimeve politike. Analistët thonë se kriza ngadalëson reformat kyç dhe krijon një kosto të vazhdueshme financiare për buxhetin e shtetit, pa asnjë garanci se zgjedhjet e reja do të sjellin stabilitet politik. Në ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje. Një rikthim i shpejtë në kutitë e votimit, jo si rezultat i një zgjedhjeje politike, por si pasojë e një krize që politikëbërësit nuk arritën ta zgjidhin. “Kjo është papjekuria e tyre, si karshi shtetit, ashtu edhe karshi stuhisë së zhvillimeve që kanë përshkuar botën”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik,...
Burimi:
zeri.ai