Analiza nga DW: Qeveria Merz një vit në detyrë, përplasja me Trump dhe kohët e vështira

Analiza nga DW: Qeveria Merz një vit në detyrë, përplasja me Trump dhe kohët e vështira

Friedrich Merz GJERMANI- Një vit pas fillimit të mandatit koalicioni qeverisës gjerman CDU/CSU e SPD po përballet me vështirësitë politikës së ditës. Por fajin e kanë gjithmonë të tjerët. Edhe politika e presidentit të SHBA së përbën shqetësim. A jep kancelari Friedrich Merz aktualisht intervista të zgjeruara, sepse po afron përvjetori i zgjedhjes së tij si kancelar – apo sepse koalicioni që ai drejton, mes CDU‑së, CSU‑së dhe SPD‑së, ndodhet në krizë? Me gjasë, të dyja lidhen me njëra‑tjetrën. Në CDU, por edhe në CSU, po shtohet “gjithnjë e më shumë një pakënaqësi e madhe” ndaj kompromiseve që arrin i ashtuquajturi koalicioni me bazë të gjerë, tha Merz të dielën (03.05.2026) në emisionin e ARD‑së “Caren Miosga”. Edhe vlerësimet në opinionin publik ndaj tij si...