Analiza nga DW: A është BE-ja e gatshme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?
Lufta në Ukrainë e ka rikthyer zgjerimin në fokusin e BE-së. Mali i Zi pret në radhë, por Brukseli po kërkon reforma dhe heqjen e vetos. Lufta në Ukrainë e ka rikthyer çështjen e zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian. Ndërsa Brukseli po jep sinjale se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i ardhshëm, brenda bllokut mbeten përçarje të thella. Disa vende këmbëngulin që BE-ja së pari duhet të reformojë veten. Propozime të shumta janë në tryezë. “Zgjerimi është një përparësi për Bashkimin Evropian dhe nëse kandidatët tanë përmbushin atë që kërkohet prej tyre, atëherë edhe ne duhet ta përmbushim premtimin tonë”, tha Komisionerja e Zgjerimit Marta Koss përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së. Si provë se BE-ja po kalon nga...
Burimi:
top-channel.tv