Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran?

Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran?

Për dekada me radhë, pushteti në Iran ka qenë i centralizuar në duart e një njeriu të vetëm: udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, shkruan Radio Evropa e Lirë. Por, që nga vrasja e tij në fillim të luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, më 28 shkurt, procesi i vendimmarrjes në Teheran është bërë gjithnjë e më i decentralizuar, thonë ekspertët. Mojtaba Khamenei nuk është parë në publik që kur ka pasuar të atin në fillim të marsit. Në mungesë të tij, një grup zyrtarësh të lartë iranianë kanë marrë, në fakt, drejtimin e vendit. Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) – një aktor dominues politik – janë bërë tani forca vendimtare në Iran, thonë ekspertët. Reformistët dhe të moderuarit janë shtyrë, sipas tyre, në skaje...